Një adoleshent 17-vjeçar nga Shkupi, pasi konsumoi në sasi të lartë pije energjike, përfundoi pa ndjenja në spital, njofton mjekja Valbona Mamuti.Ajo fton të miturit të shmangin këtë trend negativ që ka marrë hov, sepse mund të dëmtojë shëndetin dhe të ketë pasoja fatale.
“Para tre javësh kishte një rast, një djalë I moshës 17 vjecare, kishjte konsumuar Brenda natës pije energjike deri në pesë kanaçe dhe si reyultat i kësaj kikshte humbur vetëdijen dhe ishte shtruar në spital”, u shpreh mjekja Valbona Mamuti.
Pijet energjike përmbajnë substanca si kafeina dhe taurina, të cilat stimulojnë sistemin nervor dhe mund të mbingarkojnë organizmin. Konsumimi i tepërt i tyre rrit rrezikun për shqetësime të zemrës dhe çrregullime të balancës së energjisë.
“Kafeina ndikon tek hormoni i adrenalinës, duke rritur rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, dhe tek kortizoli, hormoni i stresit, që mund të shkaktojë probleme me gjumin, ankth dhe lodhje. Pijet energjike janë veçanërisht problematike për adoleshentët, pasi ndikojnë edhe tek dopamina, hormoni i kënaqësisë, duke shkaktuar motivim artificial dhe, nëse konsumohen tepricë, mund të çojnë në varësi.Truri kërkon rritje të nivelit të dopaminës për të ndier kënaqësinë apo energjinë në mënyrë artificiale, dhe kështu ata vazhdojnë t’i konsumojnë pijet energjike”, theksoi mjekja Mamuti.
Mjekja Valbona Mamuti thekson se për adoleshentët është thelbësore të mësojnë trupin e tyre të marrë kënaqësinë, motivimin dhe energjinë pozitive në mënyrë natyrale; përmes një gjumi cilësor, ushqimit të shëndetshëm, hidratimit të mjaftueshëm dhe aktivitetit fizik të rregullt.