Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partisë në mbledhjen e sotme të Kuvendit Qendror. Në vend të tij, deri në kongresin e ardhshëm, u zgjodh deputeti dhe zëvendëskryeministri i paralajmëruar, Bekim Sali.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ibrahimi theksoi se dorëheqja vjen si rezultat i bindjeve dhe vizionit të tij politik, dhe jo për shkak të pakënaqësive të brendshme. Sipas tij, zhvillimet e fundit brenda koalicionit Vlen kërkonin ritëm të ri dhe lidership të ri, ndërsa ai vetë kishte planifikuar të mos rikandidonte në kongresin e vitit të ardhshëm.
Ai u shpreh se VLEN ka hyrë në një fazë ku kërkohet “projekt i ri politik, vizion i ri dhe energji e re”, duke vlerësuar se e ka përmbushur një pjesë të misionit të tij politik: largimin nga skena të klasës së vjetër politike, të cilën ai e konsideron përgjegjëse për degradimin e përfaqësimit të shqiptarëve në vend.

Në fjalën e tij, Ibrahimi listoi arritjet e Alternativës gjatë 11 viteve të angazhimit të tij politik – nga promovimi i politikave konservatore, mbrojtja e identitetit kulturor e kombëtar, deri te ngritja e një brezi të ri politikanësh brenda partisë.

Ai tha se tërhiqet me ndjenjë krenarie, duke nënvizuar se angazhimi i tij nuk ka qenë i motivuar nga pushteti, por nga bindjet intelektuale dhe politike. Ibrahimi kërkoi falje publike për çdo lëndim të paqëllimshëm dhe tha se i ka falur të gjithë ata që e kanë ofenduar ndër vite.

Pas dorëheqjes, ai paralajmëroi se do të vazhdojë të kontribuojë në prapaskenë, sidomos në edukimin politik të të rinjve, ndërsa planifikon t’i rikthehet dhe projekteve shkencore e letrare.
Dorëheqjen e përmbylli me një lutje simbolike, duke ia lënë “Zotit gjykimin dhe historisë dëshminë” për punën e tij.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com