Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Vermontit, gjeneral-major Gregory Knight, nga sot deri më 11 dhjetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë, përcjell TV21. Mëngjesin e sotëm ai u prit nga kryeministri Hristijan Mickoski.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Pata një takim me Komandantin e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Vermontit, gjeneral-major Gregory Knight. Gjatë bisedës u fokusuam në thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve tona, veçanërisht në fushat e trajnimit, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse moderne dhe efikase”, shkroi kryeministri Mickoski.

Gjatë qëndrimit të tij, sipas agjendës, është parashikuar edhe takim me presidenten e shtetit dhe komandanten e përgjithshme të Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova.

Në kuadër të vizitës, siç informojnë nga ARM, komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit do të vizitojë edhe Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në Shkup, ku janë parashikuar takime me udhëheqësinë e Akademisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com