“Gabimet e evidentuara në Librin e Gjeografisë për klasën e shtatë me mësim në gjuhën shqipe janë përmirësuar dhe kjo tashmë është punë e kryer.

Kjo është bërë falë angazhimit dhe insistimit të VLEN dhe reagimit të shpejtë të zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Lulzim Aliu i cili duke reaguar publikisht theksoi se çështja e teksteve shkollore do të ketë zgjidhje të menjëhershme.”- njofton Tetova Sot.

Por, opinioni publik shqiptar ka të drejtë të pyes se kur kanë hyrë në botim këto libra gjeografie dhe kur u shpërndanë si të korrektuara nga “gabimet” për nxenësit e klasës së shtatë?

Kjo është gënjeshtra e radhës që vredistët luajnë me kartën e patriotizmit fals, pasi të përmirësosh gjithë librat nga “gabimet” siç thonë ata merr kohë, mbase këta e kanë fjalën për tërheqje të një vize me laps mbi emërtimin skandaloz “Metohija” dhe me kaq libri u korrigjua?

Opinioni publik, arsimtarët e gjeografisë, nxënesit dhe prindërit shqiptarë duhet te shohin me sytë e tyre korrigjimin e “gabimit” jo me një vizë lapsi, por me botim të ri të tekstit dhe jo vetëm kaq.
Në tekstin e Librit të Gjeografisë për klasën e shtatë shqiptarët që banojnë në Luginën e Preshevës në Serbi, nuk qëndrojnë në tekst, por janë përjashtuar nga përbërja etnike në këtë shtet shtypjes së lirisë dhe të pabarazisë së pakicave kombëtare.

Ndaj, zotërinj vredistë, opinioni publik ka nevoj ta di të vërtetën se me një të rënë të lapsit nuk “korrigjohen gabimet” e autorëve të tekstit për Gjeografinë, ku ato libra duhet të tërhiqen dhe te ribotohen të tjera për vitin e ardhshëm, ku ndërkohë nxënësit mund të mësojnë me tekste të diktuara nga vet arsimtarët.

Patriotizmi fals me “korrigjimin” e një libri duke i tërhequr një vizë mbi tekst nuk është korrigjim, por vetëkenaqësi për çeshtje të mëdha që nuk keni këllqe për t’u përballur me burokracinë pushtetit, ku ju jeni thjesht sejmenë të këtij pusht-shteti!

Medai Shaholli

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com