MPB njofton se me datë 11.12.2025, në orën 08:35, në SPB Manastir është raportuar se në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit është sjellë një foshnjë tetëditëshe pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i foshnjës është dërguar për autopsi, njoftojnë nga SPB Manastir.

Nga Prokuroria theksojnë se pas autopsisë do të pritet raporti i ekspertit për të konstatuar shkaqet e vdekjes. Për rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale në Prilep.

Prindërit e kanë gjetur foshnjën pa shenja jete kur janë zgjuar. Kjo ka qenë fëmija i tretë i nënës, e cila ka gjithashtu një foshnjë 17-muajshe dhe një fëmijë trevjeçar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com