Mohamed Salah ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo vetëm për paraqitjen në fushë, por edhe për postimin e tij pas ndeshjes, i cili është bërë viral në rrjetet sociale.

Pas fitores 2-0 të Liverpoolit ndaj Brighton & Hove Albion në Anfield, egjiptiani publikoi pamje ku shihet duke përshëndetur dhe duartrokitur tifozët rreth e rrotull stadiumit, një gjest që u interpretua si falënderim për mbështetjen e tyre pas ditëve të trazuara.

Salah hyri në lojë në minutën e 25-të pas dëmtimit të Joe Gomez dhe menjëherë la gjurmë, duke asistuar në golin e dytë të Hugo Ekitike.

Megjithatë, ishte reagimi i tij pas ndeshjes që mori më shumë vëmendje, duke shkaktuar mijëra reagime dhe komente pozitive nga tifozët e Liverpoolit.

Me buzëqeshje dhe duartrokitje drejt tribunave, Salah tregoi lidhjen e fortë që vazhdon të ketë me tifozët e “The Reds”, pavarësisht polemikave të fundit rreth rolit të tij në skuadër dhe marrëdhënies me trajnerin Arne Slot.

Postimi i egjiptianit u pa nga shumë tifozë si një mesazh uniteti dhe përkushtimi ndaj klubit, duke konfirmuar se mbështetja e Anfieldit për “Mbretin Egjiptian” mbetet e palëkundur.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com