Albin Kurti i Vetëvendosjes ka nisur prezantimin e kandidatëve të vet për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku u ndal te sllogani për “siguri dhe begati”.

Tha se, me të në krye, shteti “do ta pasurojë shoqërinë”.

“Siguria, do të jetë siguri e begatisë…Begatia nuk është për disa por për të gjithë, dhe shteti pasuron shoqërinë. Begatia matet me veprime që ndjehen, ku do të gjithë ndajnë sipas mundësisë.

“Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjithë. Kur vlera ndahet drejt, begatia bëhet universale. Siguria dhe begatia e kanë adresën 116”, tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume