Ejup Berisha

Shqiptarët e Kosovës por edhe të gjithë shqiptarët e rajonit të Ballkanit para 27 vitesh me të madhe u mobilizuan kundër armiqve më të mëdhej dhe të dësbmuar të kombit. Këto
ishin Serbia dhe Rusia. Atëkohë shpertheu lufta Serbi Kosove ku serbët u munduan që ti debonin te gjithë banorët shqiptar dhe jo serb të Kosovës nga teritori i tyre stërgjyshor. Dhe ishte mu uniteti i madh dhe i fuqishëm i shqiptarëve jo vetëm në Kosovë por edhe me gjërë në rajon që e pamundësoi realizimin e një ideje, qëllimi por edhe të një skenari të tillë ugurzi të Rusisë dhe Serbisë që përmes vrasjeve dhe dëmtimeve të shqiptarëve ti dëbojnë të njejtet nga teritori i Kosovës. Dhe sot fatkeqsishtë Rusia dhe Serbia kanë arritur sukses që ta prishin unitetin e shqiptarëve të Kosovës gjë që është shumë e rrezikshme dhe e papranueshme. Në fakt për arritjen e unitetit të gjërë te shqiptarët para 27 vitesh kanë ndikuar Shtetet e Bashkuara te Amerikes pasiqë atë kohë u krijuan rrethanat e volitshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike ushtarake për ta ndihmuar Kosovën për tu çliruar nga pushtimi apo nga xhenocidi i Serbisë. Dhe sot kur SHBA-të janë të nxëna me punë dhe aktivitete të tjera ne skenën tejet të elektrizuar dhe të tendosur ndërkombëtare disa shqiptar bashkpunëtorë të devotshëm të Serbisë dhe disa bashkpunëtorë të tjerë të freskët të blerë me para nga shtetet armike kanë filluar dhe vazhdojnë të punojnë në dobi dhe në intersin e Serbisë, fatkeqsishtë duke kontribuar që në mesin e shqiptarëve kosovar sot të ketë mosunitet. Absurdi më i madh i kësaj gjendjeje qëndron në faktin se faktorë dhe shkaktarë për prishjen e unitetit janë bërë lidhjet e kahmotshme të disa shqiptarëve me Serbinë por edhe paratë e kësaj të fundit me të cilat janë siguruar disa bashkpunëtor të ri të cilët po punojnë dhe verpojnë me vendosmëri dhe me përkushtim të madhë kundër unitetit të shqiptarëve në Kosovë në dobi të interesave të armiqëve të Kosovës. Kur analizohen rrethanat dhe kërkohen shkaktarët e mosunitetit të shqiptarëve në Kosove është evidente se kanë munguar informatat dhe statistikat zyrtare se sa shqiptar pas luftës së fundit kanë qenë të lidhur dhe kanë vazhduar të bashmpunojnë me shërbimet sekrete të Serbisë , por edhe sa bashkpunetor të freskët ka siguruar Serbia për betejen e saj kundër Kosovës viteve të fundit. Ky eshte njëri prej shkaktarëve që sot disa qytetarë shqiptar të pozicionuar në politikën e Kosovës si dhe neper media të ndryshme kosovare jo vetëm që shprehin simpati dhe përkrahje direkte ndaj interesave të Serbisë në Kosovë por të njejtët janë të gatshëm edhe ta ndihmojnë ate në arritjen e qëllimeve të saja armiqsore.Pra mu këta njerëz sot janë prishësit e unitetit shqiptar atje. Ripërsëris individ të tillë fatkeqsishtë i ke edhe në majat e politikës kosovare. Tanimë dihen se kush janë të njejtët këta mund ti kuptoshë dhe dallosh per nga përcaktimet dhe deklaratat e tyre të shprehura pa kurrfar maskash në opinion. Këta pra ka kohë që e përkrahin idenë se Serbisë duhet ti jepet akoma teritor të Kosovës sipas arsyetimeve të tyre për hirë të pë
rmirsimit të mardhënieve me Serbinë si dhe arritjes se njohjes reciproke Kosove Serbi.Sçarimet dhe argumentet e tyre asesi nuk qëndrojnë prandaj duhet të behen përpjekje dhe të ndërmerren masa për mënjanimin e tyre nga skena politike dhe mediatike e Kosovës me qëllim që te rikthehet uniteti i shqiptarëve në Kosovë dhe të ruhet tërësia teriforiale dhe sovraniteti i Repuikes së Kosovës sepse ky i fundit ndodhet në rrezik te madh për tu coptuar dhe për tu ndarë e kamë fjalën për teritorin e Kosovës. E kjo gjë nuk duhet të lejohet që të ndodhë për faktin se sovraniteti dhe integriteti teritorial i RKS-së duhet të jetë i panegociueshëm dhe i pandarshëm. Por edhe për faktin që Kosovën jane bërë shumë sakrifica dhe humbje, pra për të është derdhur edhe shumë gjak si dhe janë përjetuar shumë tragjedi tjera njerzore me qëllim që të ruhet teritori i saj nga copëtimi dhe ndarja. Prandaj duhet të bëhen përpjekje për rikthimin e unitetit të lëkundur i qytetarëve të Kosovës me qëllim që të evitohen rreziqet e mëdha për Kosovën dhe qytetarët e saj jo-serb të cilët jetojnë atje dhe e refuzojnë idenë dhe qëllimet e Serbisë dhe bashkpunëtorëve të saj atje për ndarjen e Kosovës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com