Ndërkohë, ne ushqehemi me informacion dhe dezinformim, me një bollëk të tillë sa është e vështirë të kuptohet.Po thuaj njejtë sa luftërat që po rrezikojnë Evropën, janë labrozët politikë , të cilët po e gërryejnë shtetin dhe shoqërinë në të gjitha nivelet . Të gjithë kemi besuar se Kosova mund të ishte për vete dhe për veten e saj, se shqiptarët janë një popull shtetndërtues dhe do të krijojnë një shtet në çdo rrethanë, nëse i jepet mundësia…

Skënder MULLIQI

Gjethet po thuaj së kanë rënë, ditët po shkurtohen.Këtyre ditëve po përjetojmë një mjegull të dendur poshtë , akush nuk e di pse , ndoshta e dinë parashikuesit e motit, apo i madhi Zot .Ne mengjes rreth zero , në mbremje zbritje temperaturash nën zero.Gjithnjë e më pak po shohim shpezët që levizin në natyre , që kanë ikur në ndonjë vend më të ngrohtë .Shtrohet pyetja , në çfarë bote jetojmë ? Qytetarët e Kosovës nuk përjetuan një fund vit shumë fatlum.Këtë kënaqësi dhe kënaqësinë që sjellë puna dhe jeta e mirë na e shkurtuan njerëzit e politikës.I fituan votat e qytetarëve dhe pastaj I braktisën kërkesat reale të tyre.Përjetuam në muajit e fundit të këtij fundviti kriza politike dhe institucionale të pa pritura. Të zgjasin krizat kaq gjatë pak kush e ka menduar , dhe aq më pak dëmët e mëdha, që na I shkaktoj mos formimi I organeve të reja të shtetit.Parlamentarët e pandergjegjshem dhe të pa moral politikë I kthyen proceset përmbys, në vend që të punojnë mirë për shtet dhe qytetarë për qka edhe janë zgjedhur.Me shumë njerëz të politikës më ka krejt të qorruar për pushtet, moti nuk është pa në hapësirat ballkanike .Me veprimet e tyre diletanteske , treguan së nuk janë për profesionin fisnik të politikës.Nuk kuptuan asgjë pos që ti reailzojnë më çdo kushte interesat e tyre përsonale .Ne vend që Kosova të zhvillohet më shpejtësi të madhe , mbeti në skajin e litarit .Edhe këto zgjedhje nuk zgjojnë shumë optimimizëm së kryesisht e kemi të bëjmë më garnituara të njejta politike.Në këtë krizë globale luftërash, kur Evropa po përgatitet për më të keqen , ne sikur kemi mbetur duke bërë sehir.Ajo që na gëzoj në këtë fundvit është fillimi I heqjës të masave ekonomike nga BE-ja ,të vura paderejtësisht,Kjo është një shpresë së mos proceset në Kosovë në vitin 2026 do të marrin të mbarën.Por, të shohim së çka po na prodhojnë zgjedhet e 28 dhjetorit.Të shpresojmë së do të përmbysët e keqja politike , që e ka mbuluar Kosovësn.Po pritetet mot shumë I ftoftë në festat e fundvitit dhe një pjesë jo e vogël qytetarëve ende janë më shtëpi të prishura.Dhe, kjo zatën shumë pak I brengosë milionerett e politikës , të cilët po jetojnë në luksin më të madh të mundshem.Kjo botë është e pasigurt dhe e neveritshme, vetëm një Kosovë moderne, sovrane dhe e pavarur është një vend i sigurt në atë botë. Një Kosovë e tillë më politika të qëndrueshme, tolerante, mund të përballojë tërbimin e madh të njerëve të caktuar të politikës .Kur jemi të festat e fundvitit mos të quditet kush kur thëmë se një kategori e njerëzve nuk do të kan as bukë sa duhet në tryezë.Ndërkohë, ne ushqehemi me informacion dhe dezinformim, me një bollëk të tillë sa është e vështirë të kuptohet.Po thuaj njejtë sa luftërat që po rrezikojnë Evropën, janë labrozët politikë , të cilët po e gërryejnë shtetin dhe shoqërinë në të gjitha nivelet krejt pas lufte. Të gjithë kemi besuar se Kosova mund të ishte për vete dhe për veten e saj, se shqiptarët janë një popull shtetndërtues dhe do të krijojnë një shtet në çdo rrethanë, nëse i jepet mundësia. Dhe, hesapet deri më tash nuk dolën shumë të tilla, se nuk patem regjime ashtu si duhet.Na futën në një terren të rreshqitshëm.Të shpresojmë në një rrjedhë të mbarë në vitin vijues, gjithnjë duke përkujtuar atë së çfarë dëme i shkaktuam Kosovës si në planin e mbrendshem zhvillimor, po ashtu edhe në planin e jashtëm, duke zvetnuar reputacionin si shtet, dhe duke humbur milionat nga BE-ja…

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com