Kongresi i 5-të i BDI-së do të zgjedhë një Këshill të Përgjithshëm të ri, ndërsa priten ndryshime në strukturat drejtuese të partisë dhe përfshirje e emrave të rinj. Kështu ka deklaruar Musa Xhaferi për Tetovasot, në prag të mbajtjes së Kongresit.
“Ka pasur raste kur unë nuk kam qenë në funksione partiake përherë dhe kjo është shumë normale. Do të ketë ndërrime dhe ata që nuk kanë pasur shumë sukses besoj se do të reflektojnë. Kjo është konkurrencë”, ka theksuar Xhaferi.
Sipas tij, Kongresi do të jetë një proces i rëndësishëm rifreskimi dhe vlerësimi të punës brenda partisë, me synim forcimin e strukturave dhe rritjen e efikasitetit politik të BDI-së.
Mgid