Njerëzit që nuk tregojnë respekt për moralen dhe për vlerat themelore njerëzore, kujtimin e atyre që kanë ndërruar jetë për Atdhe dhe Komb dhe ndjenjat e familjeve të tyre , asgjë nuk i duhen shoqërisë dhe Kosovës se pavarur.Një sjellje e tillë zbulon një mungesë të thellë empatie, respekti dhe ndërgjegjësimi për dinjitetin e përbashkët njerëzor…
Skënder MULLIQI
Fatkeqësisht ajo që ndodhi në muajit e fundvitit, janë provë se Republika e Kosovës është shndërruar në një shtet-një rast.Një shtet kur edhe secili mund të ishte minister.Dhe, një minister apo parlamentar shumë më i mirë , që e vunë në sprovë rreziku të madh shoqërinë dhe shtetin.Shumica e shqiptarëve po të ishin në ato poste të larta pushtetare do të mendonin më logjikë të shendoshë, e jo nw mwnyrw tw marrw siq menduan dhe vepruan duke krijuar kriza politike, kriza institicionale dhe kriza të moralit në Kosovë.Do të mendonin më më një logjikë të shëndoshë duke ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare .E sigurishtë së nuk do të shiteshin tek oligarket , duke e dëmtuar rëndë të ardhmen e Kosovës si shtet.Nuk është e lejueshme që politika të drejtohet nga iriqë rruge dhe mercenarë.Të drejtosh mirë shtetin është punë madhore dhe punë fisnike për zhvillin dhe prosperitet të vendit.Garniturat e mbrapshta politike hidhën një sulm të hapur ndaj vlerave tradicionale –normale dhe kombëtare .Fuqinë e tyre e drejtuan për pushtet, se logjika e tyre mendon se politika është vendi më i përshtatshem për tu pasuruar pa punë dhe në mënyrë shumë të paligjshme.Logjikë që rrallë kund mund të ndegjosh së ndodhë në vendet demokratike të Evropës.U demelua shteti nga hajnit dhe abuzimet e të gjitha llojeve pa asnjë mëshirë.Pamë aferë pas afere, që treguan fuqinë e tyre , sikur të na vunë thikën në fyt dhe të na thanë tani nuk mund të bëni asgjë. Çfarë përgjigjeje na mbetet?Përgjia ose përgjigjet duhet të jene përfundimi I lojërave politike të cilat krijuan gjendje të keqe shoqërore dhe politike .Përgjigja më e mirë ndaj matrapazve të politikës , është forcimi i shtetit ligjor më institucionet e saj dhe demokracia .Pas kësaj, e vetmja gjë që u mbetet është disfata .Njerëzit që nuk tregojnë respekt për moralen dhe për vlerat themelore njerëzore, kujtimin e atyre që kanë ndërruar jetë për Atdhe dhe Komb dhe ndjenjat e familjeve të tyre , asgjë nuk i duhen shoqërisë dhe Kosovës se pavarur.Një sjellje e tillë zbulon një mungesë të thellë empatie, respekti dhe ndërgjegjësimi për dinjitetin e përbashkët njerëzor. Varrezat e dëshmorve dhe martirëvë të kombit në qdo cep të vendit, janë vende të shenjta , kujtese dhe lidhjeje me të kaluarën. Ata që nuk e respektojnë ato, injorojnë jo vetëm ligjet, por edhe parimet morale universale që na lidhin si qenie njerëzore.Një shoqëri që nuk mbron vlerat që na sollën lirinë dhe pavarësinë më gjakun e tyre , nuk mund të mbrojnë plotësishte të gjallët.Le të jenë ndershmëria dhe konsiderata jonë kujtimi më i mirë për ata që kanë ndërruar jetë që të jetojmë sot të lirë , dhe pasqyrimi më i pastër i asaj që jemi si njerëz…