Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihi e pritën sot në një vizitë zyrtare Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara znj. Rita Columbia e cila prezantoi platformën për koalicionin e universiteteve në kuadër të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Gjatë prezantimit, u theksua rëndësia e rrjetëzimit të institucioneve të arsimit të lartë në funksion të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), duke synuar rritjen e rolit të universiteteve në edukim, kërkim shkencor dhe ndikim konkret në shoqëri. Platforma e propozuar synon forcimin e njohurive mbi SDG-të në universitete, nxitjen e kërkimit të orientuar drejt zgjidhjes së sfidave reale, si dhe zhvillimin e partneriteteve shumëpalëshe në nivel lokal dhe global.
Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli e përshëndeti këtë iniciativë duke u shprehur se është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së rolit të Universitetit të Tetovës në iniciativat globale për zhvillim të qëndrueshëm, duke e pozicionuar atë si një partner aktiv në rrjetin e universiteteve të angazhuara për të ardhmen e shoqërisë.


Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com