Zekirja Tahiri nga Koalicioni VLEN, nga njësia zgjedhore 1, do të jetë deputeti i ri në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në vend të Bekim Sali, i cili dje u zgjodh ministër i Çështjeve Evropiane.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në seancën e sotme vërtetoi ndërprerjen e mandatit të Salit dhe verifikoi mandatin e Tahirit

“Sipas Kushtetutës dhe dispozitave ligjore, është konstatuar se mandati i Bekim Saliut ka përfunduar dhe se në vend të tij duhet të vijë kandidati pasues nga koalicioni VLEN – Zekirja Tahiri nga njësia zgjedhore 1. Për këtë, KSHZ e ka njoftuar në mënyrë përkatëse kandidatin”, deklaroi kreu i KSHZ-së Boris Kondarko.

KSHZ shqyrtoi njoftimin për përfundimin e mandatit dhe me shkresë e njoftoi Zekirja Tairin, i cili brenda afatit ligjor e pranoi funksionin dhe e informoi Komisionin se e pranon mandatin e deputetit.

Kuvendi i RMV-së dje e zgjodhi Bekim Saliun si Ministër të Çështjeve Evropiane dhe Muhamet Hoxhën si Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume