Shkupi po ndërmerr hapa drejt stabilizimit pas krizës financiare të trashëguar dhe kaosit institucional, theksoi sot kryetari i baskisë, Orce Gjorgjievski, në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, gjatë miratimit të Buxhetit të vitit 2026.
“Janë realizuar të ardhura 2.856 milionë e 417 mijë e 717 denarë për 9 muaj apo mesatarisht nga 317 milionë e 370 mijë 746 denarë në muajt. Edhe vitet paraprake kanë qenë të njëjta apo edhe më të vështira. Vetëm sa për krahasim vetëm për një muaj dhe 10 ditë kemi realizuar të ardhura në shifrat 659 milionë e 493 mijë e 349 denarë, apo më mirë thënë sa dyfishi i të gjitha kohërave gjatë të kaluarës. Kemi gjetur gjendjen në Qytetin e Shkupit me 40 milionë buxhet në xhirollogarinë e Qytetit të Shkupit dhe nga dita e parë vendim për t’i paguar 48 milionë denarë dhe 3 milionë denarë, sipas planit të marrëveshjes.”, – deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski.
LSDM: Shkupi merr helm nga deponitë ilegale
Kanë reaguar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. Sipas partisë opozitare, qytetarët e Shkupit po mbyten nga ajri i ndotur, nuk ka më para për mjedisin. Fondet për mbrojtjen e mjedisit janë shumë të pakta për të kapërcyer katastrofën ekologjike në të cilën jetojnë banorët e Shkupit.
“Shkupi merr helm nga deponitë ilegale dhe në Buxhetin e propozuar nuk ka para për një projekt dhe për pastrimin e deponive ilegale dhe vendeve të kontaminuara në territorin e Qytetit të Shkupit. Qeveria e VMRO-DPMNE-së nuk ka para për ajër të pastër dhe pastrimin e deponive. Por, pamë se ka 161 tenderë për një kompani, 9 milionë euro për një tjetër me dy punonjës. Propozimi i buxhetit i propozuar nga Gjorgjievski nuk është as social dhe as nuk synon përmirësimin e jetës së qytetarëve.”, – theksoi këshilltarja e LSDM-së në Qytetin e Shkupit, Keti Shterjova.
Sipas tyre, nuk ka para të mjaftueshme për kujdesin social dhe shëndetësor, nuk ka para të mjaftueshme për arsimin, për mjedisin, për OJQ-të, për kulturën.
Gjorgjievski, sipas LSDM-së, ka mbipunësim në administratën e qytetit, por në vitin 2026 ai parashikoi 44 punësime të reja partiake.