Shkruan: Skender Mulliqi

—– Është e quditshme së si nuk dominojë arsya të ndëgjojme ndonjë fjalim më përgjegjësi publike nga opozitaret me ndonje perjashtim. Nuk është e thënë të biem dakord për të gjitha çështjet, por duhet të bëjmë dallimin midis koncepteve të vështira më karakter shtetëror , kombëtar dhe historik .Të menduarit dhe diskutimi nuk janë kurrë fashizëm. Fashizmi fillon vetëm kur e drejta për të menduar dhe diskutuar është e ndaluar…
Skënder MULLIQA mund të konsiderohen sjelljet dhe veprimet e kuvendarëve fashizëm?!Kjo është temë për ta diskutuar dhe elaboruar mirë e më gjerë.Por, gjithë ate që pamë dhe ndëgjuam , e që ishin imponime politike të pa bazuara në realItet , a nuk ngjasuan më qëndrimet fashiste?!Ne Kuvend në fakt nuk u mor asnjë qëndrim në kuptimin pozitiv të fjalës, aty pamë imponime , improvizime politike , zënka deri të kërcinimet më etiketa së kush është patriot dhe kush tradhëtar.Sigurishtë së kjo ishte shumë befasuese dhe e pa besueshme për publikun e gjerë, kur dihet së pa çka kan marrë votën të bëhën paramentarë.Fashizmi nuk është metaforë, nuk është një etiketë për atë që nuk na pëlqen, por një emër për regjime të caktuara historike dhe krime të caktuara. Kur kjo fjalë përdoret për gjithçka dhe çdo gjë, atëherë në fund nuk ka më kuptim. Një retorikë e tillë shkaktojë dëme të pallogaritshme për qytetarë dhe për shtet.Shkaktojë dëme materjale , morale, por edhe të natyrës sociologjike . Rreziqet e vërteta nuk shihen më sepse mbulohen nga zhurma të etiketave boshe. Dialogu bëhet i pamundur sepse çdo nuancë shpallet tradhti. Kundërshtarët nuk shihen më si njerëz me pikëpamje të kundërta, por përkundrazi si kundërshtarë moralisht të pariparueshëm . Në një atmosferë të tillë, askush nuk diskuton probleme konkrete të shoqërisë , dhe për standardin e jetës.Gjithqka në Kuvendin e Kosovës që unë shpesh po merrem më këtë temë dhe zor ti shmangemi, është redukuar në luftën për pushtet dhe ne beteja ideologjike , në të cilat kushdo që bërtet më shumë , merrë më shumë vëmendje .U zhvendos vëmendja që nuk mund ti quajmë temë, së asnjë lidhje pos luftës për pushtet, nuk e kishin debatet e tilla.Është evidente së qytetetarët nuk kan votuar dhe shteti nuk ka fInancuar që Kuvendi i Kosovës të bëhët cirk.Madje buxhetit të shtetit i kushtojë shumë ky cirk , duke marrë deputetet paga të majme dhe benificione të tjera pa bërë ama bash asgjë në të mirë të qytetarëve , si dhe duke humbur donacione nga BE-ja.Kjo maskaradë e tipit fashist zgjati më muaj të tërë dhe organet e shtetit nuk u formuan , duke e detyruar situatën që të kemi zgjedhje të reja të kushtueshme për Kosovën e vogël.Është e quditshme së si nuk dominojë arsya të ndëgjojme ndonjë fjalim më përgjegjësi publike nga opozitaret. Nuk është e thënë të biem dakord për të gjitha çështjet, por duhet të bëjmë dallimin midis koncepteve të vështira më karakter shtetëror , kombëtar dhe historik .Të menduarit dhe diskutimi nuk janë kurrë fashizëm. Fashizmi fillon vetëm kur e drejta për të menduar dhe diskutuar është e ndaluar…Te shpresojme se pas te diles kur mbahen zgjedhjet ,do te kemi nje atmosfere pozitive politike per te miren e Kosoves….Nese ndodhe te ndehyne nderkombetaret kompromiset politike do te jene te dhimbshme ,per shkak se humbet besimi ne strukturat vendimarrese politike….

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com