KQZ njofton se ish-krerët e UÇK’së tashmë kanë votuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Ish-krerët e UÇK’së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes.
Këtë, e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ky i fundit, ka theksuar se ish-krerët, kanë votuar gjatë javës.
“Mund t’iu konfirmoj se gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.” – ka bërë të ditur Elezi.
‘‘Mund t’iu konfirmoj se gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Elezi.