Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri në orën 15:00 kanë votuar 28.65% të qytetarëve.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 572 mijë e 723 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë sa kanë të drejtë vote. Këto të dhëna janë publikuar nga procesimi i të dhënave nga 97,15 e vendvotimeve.

Krahazuar me zgjedhjet e 9 shkurtit kanë votuar 14 mijë e 477 qytetarë më shumë.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se në zgjedhjet e 9 shkurtit deri në orën 15 kishin votuar 28.32%.


“Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e shkurtit, nga rreth 91% të vendvotimeve kishin votuar 28.32% apo 558,246 votues”, ka theksuar Radoniqi.Radoniqi ka thënë se janë raportuar probleme me energji elektrike në disa qendra votimi,

Sipas raportit të orës 15:00, në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar disa probleme me mungesë të energjisë në 3 qendra votimi në Komunën e Skenderajt, dy në Komunën e Malishevës, dy në Novobërdë dhe Obiliq. Për këto raste është njoftuar KEDS-i për të ndërmarrë hapa për të rikthyer energjinë dhe sipas informacioneve kjo ka ndodhur shumë shpejt”, ka thënë ai.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com