Gjatë mbrëmjes së sontme të 28 dhjetorit, po mbahet ceremonia e “Globe Soccer Awards”, ku po shpëndahen çmime për arritjet e futbollistëve gjatë këtij viti.

Ndër çmimet kryesore, ishte edhe shpërndarja e çmimit “Sulmuesi i Vitit”, i cili shkoi te superylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal.

Yamal pati suksese të mëdha gjatë këtij viti me Barcelonën, duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.


Yamal ishte po ashtu faktor kyç në dërgimin e Barçës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilën e humbën nga Interi.

Ky është edicioni i 16-të i “Globe Soccer Awards”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com