Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviq, për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes shantazhit.

Burime të KosovaPress-it brenda Policisë të Kosovës bëjnë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacion policor në Graçanicë.

“I njëjti është duke u intervistuar për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit”, ka thënë i njëjti derisa ka shtuar se Steviq është “dora e djathtë e Milan Radoiçiqit”.


Policia ka sekuestruar edhe një fletore të shënimeve, me kandidatë të Listës Serbe, dhe KosovaPress ka siguruar fotografinë.

Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com