Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, duke thënë se kjo është një humbje e madhe për Kosovën.

Hamza tha se trashëgimia e tij është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit, përcjell Klankosova.tv.

“Lajm i hidhur në ditën e parë të vitit 2026. Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë”.

“Trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes Daci, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume