Në dhjetor janë evidentuar 19.750 kundërvajtje në trafik – 132 persona të privuar nga liria për vozitje të pakujdesshme
Në periudhën nga 01.12.2025 deri më 31.12.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit të realizuara nga zyrtarët policorë të të gjitha sektorëve për punë të brendshme në rrugët e vendit, janë shqiptuar gjithsej 19.750 urdhërpagesa kundërvajtëse informon Tetovasot.
Nga ky numër, 4.256 kundërvajtje kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes.
Për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, janë privuar nga liria 132 persona, prej të cilëve:
109 persona për vozitje nën ndikimin e alkoolit,
3 persona për vozitje në drejtim të ndaluar,
13 persona për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në zonë të banuar,
7 persona për tejkalim të shpejtësisë së lejuar jashtë zonave të banuara.
Sipas statistikave të aktiviteteve policore gjatë muajit dhjetor, janë evidentuar edhe:
5.515 kundërvajtje për parkim të parregullt,
2.010 masa ndaj drejtuesve të automjeteve pa leje vozitjeje,
728 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor:
janë sanksionuar 19 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse,
441 këmbësorë për shkelje të rregullave të komunikacionit,
1.136 pjesëmarrës në komunikacion për mosvendosje të rripit të sigurisë.
Në bazë të Ligjit për automjete:
356 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak të paregjistrimit,
187 automjete për shkak të defekteve teknike,
ndërsa 110 drejtues automjetesh janë sanksionuar për mosrespektim të kushteve ligjore lidhur me errësimin e xhamave (folitë).
Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelohet te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.TS