Komuna e Skenderajt u bën thirrje qytetarëve që jetojnë në afërsi të lumit të evakuohen nga zonat e rrezikuara
Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së lumit Klina dhe rrezikun e mundshëm nga rritja e nivelit të ujit, Komuna e Skenderajt u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që jetojnë në afërsi të lumit të tregojnë kujdes të shtuar.
Madje atyre u rekomandohet, sipas mundësive, të evakuohen përkohësisht nga zonat e rrezikuara, me qëllim të shmangies së pasojave të mundshme dhe ruajtjes së sigurisë së jetës dhe pronës.
Komunarët ndajnë për opinionin numrat kontaktues për emergjencë:Në numrin 193, qytetarët mund të thërrasin zjarrfikësit, 192 Policinë e Kosovës dhe ndihmën e shpejtë me numrin 194.
Mgid