Shkruan: Florim Zeqa, 09.01.2026
Sikurse në pushtetin lokal ashtu edhe në atë qëndror po emërohen në poste komunale dhe ministrore njerëz të afërt me pushtetin pa qenë fare pjesë e listave zgjedhore siq është rasti në një komunë të vogël të Kosovës, kur personi “X” pa qenë fare pjesë e asnjë liste zgjedhore emërohet ‘nënkryetar’ i kryetarit të zgjedhur me voten e qytetarëve!
Ngritne zërin, mos heshtni para të keqës
Mbase ky nuk është rasti i vetem, pasi raste të tilla i kemi në mbarë Kosovën nga komuna më e vogël e deri tek më e madhja në kryeqytet!
Për habi heshtin qytetarët, heshtë elektorati, heshtë popullata në Kosovë, heshtin mërgimtarët që tashmë janë bërë pjesë e vendimarrjes në Kosovë!
E për më keq se kaq, po heshtin të gjitha institucionet shtetërore, filluar nga presidentja, organet e drejtësisë dhe avokati i popullit!
Po heshtin edhe subjektet politike, heshtin për shkak se të gjitha janë pjesë e këtyre lojërave të ndyra politike!
Me të tilla probleme duhet të merren votuesit e të gjitha partive politike, e jo t’i kalojnë në heshtje, pasi këto veprime paraqesin shpërdorim dhe shkërdhim të votës së lirë!
Që dy mandate të Parlamentit të Kosovës në heshtje po kalojnë edhe ‘Këshilltarët e Deputetëve’, këta “margaritarë” që marrin paga të majme nga buxheti i shtetit pa ju nënshtruar fare besimit të qytetarëve!
Këta ‘Këshilltarë’ janë militant partiakë apo familjarë të deputetëve!
Për habi, asnjë subjekt politik nuk e kundërshtoj këtë veprim skandaloz të masakrimit të buxhetit të shtetit, por, pa asnjë hezitim të gjitha partitë parlamentare e mirëpritën në heshtje dëmtimin e buxhetit të shtetit!
Një deputet i cili nuk është në gjendje t’i kryej punët e lehta dhe detyrat vogla që i takojnë sipas ligjit, më mirë mos qoftë në Kuvendin e Kosovës!
Në legjislaturën e fundit, për tetë muaj rresht përveq pagave të pamerituara me qëndrim 5 minutësh të deputetëve në Kuvend, pagat i morën edhe ‘këshilltarët’ nga shtëpitë e tyre, duke e konsideruar shtetin si plaçkë lufte e jo shtet të tyre, i fituar me gjakë, mund dhe sakrifica të panumërta!
Si konkluzion i këtij shkrimi, sa herë që e themë se të gjitha partitë janë bërë të njëjta, disave po ju mbetet hatri, dikujt më e pak e dikujt tjetër më shumë! Të paktën në këtë çështje që e ngrita sot, nuk keni “çare” pa u pajtuar të gjithë me mendimin tim!