Klubi i Partizanit ka njoftuar emërimin e Agim Ibraimit në postin e drejtorit sportiv. Prezantimin e Ibraimit e bëri vetë presidenti i “demave të kuq”, Gaz Demi.

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37-vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit.

Ibraimi vjen në Partizani pas eksperiencës së tij si drejtor sportiv tek rivalët e kryeqytetit, Tirana.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com