Në tubimin përmbyllës të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Gostivar, sonte Arben Taravari, bëri thirrje për mobilizim maksimal të qytetarëve në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit, duke mbështetur kandidatin për kryetar komune, Valbon Limani.

Taravari theksoi se procesi duhet të zhvillohet qetësisht dhe miqësisht: “Unë nuk dyshoj. Duhet ta bëjmë miqësisht dhe qetësisht. Edhe Valdeti e thotë, edhe familjarisht. Ditën e diel, hap pas hapi, të dalim dhe të votojmë”, u shpreh ai, njofton TS

Duke iu referuar spekulimeve të kundërshtarëve, Taravari shtoi: “Disa thonë se do të votohet Valboni dhe do të numrohet Nevzati. Jo. Do të votohet Valboni. Qytetarët tanë, që i kemi në komisionet vëzhguese, do të sigurojnë që Valboni të votohet dhe rezultati do të jetë i jashtëzakonshëm. Ai do të kuptojë se nuk duhet të kandidojë më në 2029.”

Fjalimi i Taravarit u prit me entuziazëm nga qytetarët dhe funksionarët e AKI-së, duke shërbyer si mesazh për unitet dhe mobilizim në ditën e zgjedhjeve./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com