Pas tubimit përmbyllës të mbajtur sonte në Gostivar në përkrahje të kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, theksoi se fitorja e Limanit në zgjedhjet e 11 janarit është e qartë dhe e padiskutueshme.
“Me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve, fitorja jonë është e qartë dhe e padiskutueshme. Valbon Limani është kryetari i ardhshëm i Gostivarit, për të vazhduar rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve,” tha Ahmeti gjatë fjalës së tij përpara mijëra mbështetësve.
Ai shtoi se tubimi përmbyllës shënon kulmin e një fushate të suksesshme dhe nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive në votime për të garantuar vijimin e projekteve dhe investimeve për qytetin.
Tubimi përfshiu një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, përfaqësuesve të partive politike, aktivistëve, forumeve rinore dhe grave, duke reflektuar mbështetjen e gjerë për kandidatin Valbon Limani./TS







