Sipas të dhënave zyrtare, në dhjetor të vitit 2025 rritja e çmimeve të konsumit në Kinë shënoi rekord në mbi dy vjet e gjysmë, kurse inflacioni vjetor ishte i pandryshuar.
Në dhjetor, treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit me 0.2 % dhe 0.8 % përkatësisht në krahasim me nëntorin e vitit 2025 dhe me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS).
Dong Lijuan, kryestatisticiene e NBS-it, u shpreh që shtimi i ritmeve të rritjes CPI-së në dhjetor u shkaktua kryesisht nga ngritja e çmimeve të ushqimeve, të cilat u rritën me 1.1 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit pararendës.
Lidhur me të ardhmen, Wen Bin, kryeekonomisti i Bankës “Minsheng” të Kinës, parashikoi se këtë vit çmimet e konsumit do të rimëkëmben me zbatimin e politikës për shtimin e kërkesës së brendshme, përshpejtimin e ndërtimit të sistemit modern industrial dhe zbatimin e masave të menaxhimit të kapacitetit në sektorët kryesorë dhe të përmirësimit të konkurrencës në treg.
Të dhënat e së premtes treguan gjithashtu që në vitin 2025, treguesi i çmimeve të prodhimit (PPI) i Kinës, që mat koston e prodhimit të mallrave, ra 2.6 % në krahasim me vitin 2024.
Në dhjetor PPI-ja u ul 1.9 %, duke vazhduar ngadalësimin e ritmeve të rënies.