Në një video që u bë virale në mediat sociale dje, Trump theksoi se ka një qëndrim pozitiv ndaj danezëve, por kundërshtoi argumentet e tyre historike.

“Ata ishin shumë të sjellshëm me mua dhe e vlerësoj këtë. Por fakti që ata mbërritën atje me anije 500 vjet më parë nuk do të thotë se ata e zotërojnë atë territor”, u tha Trump gazetarëve.

Deklarata e tij bazohet në paraqitjet dhe interesin e mëparshëm për Groenlandën – një territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, i cili ka rëndësi të madhe gjeostrategjike dhe është i pasur me burime natyrore.

Më parë, Trump tha se SHBA-të do ta merrnin Grenlandën ” me forcë apo me të mirë “, pavarësisht nga qëndrimi i Danimarkës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com