Sot po zhvillohet procesi i votimit në katër komuna të Maqedonisë së Veriut: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, në kuadër të zgjedhjeve të përsëritura lokale, pasi në zgjedhjet e muajit tetor nuk u arrit censusi i nevojshëm i daljes së votuesve.

Gazetari i portalit TetovaSot Nevrij Ademi thotë se në Gostivar dhe Vrapçisht janë hapur të gjitha vendvotimet dhe gara pritet të jetë e ashpër mes dy kolaicioneve AKI- dhe VLEN.

Në Gostivar votohet për Valbon Limanin dhe Nevzat Bejtën ndërsa në Vrapçisht për Isen Shabinin dhe Zuli Demirin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume