Kandidati i AKi-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani, ka votuar sot në kuadër të zgjedhjeve të përsëritura, duke e cilësuar ditën si të suksesshme.

“Sot realizuam. Ditë me bereqet. Në fund duhet të fitojnë gostivarasit”, u shpreh Limani pas votimit.

Ai theksoi se dalja e ulët e votuesve në orët e paradites është kryesisht për shkak të kushteve kohore, por shprehu bindjen se pasdite pritet fluks më i madh i votuesve.

“Në mbrëmje do të festojmë së bashku”, deklaroi Limani, duke shprehur optimizëm për rezultatin final të zgjedhjeve në Gostivar./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume