Pas shpalljes së fitores së kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limanit për kryetar të komunës së Gostivarit, Ali Ahmeti përmes një fjalimi falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve, raporton TS.
Ai theksoi se në Vrapçisht dhe Gostivar ishte tentuar përdorimi i bojkotit dhe shantazhit për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve lokale në rrethin e parë, por qytetarët arritën që të sigurojnë një proces të drejtë dhe të rregullt.
“Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që kontribuan në këtë fitore. Pjesëmarrja dhe vendosmëria e tyre treguan se vullneti i qytetarëve është vendimtar për të ardhmen e komunës,” tha Ahmeti.
Fitorja e Limanit pasqyron përfundimin e procesit zgjedhor dhe konsolidimin e rezultatit në Gostivar./TS