Nga Mehdi Memeti
U bënë gati 2 vjet qeverisje apo jo, asgjë të re, çfar po ndodhë me qeverisjen tuaj ?
Në psikologjinë pedagogjike thuhet: ” Për të ndryshuar diçka duhet të njohish natyrën e asaj se çka don të ndryshosh”. Sikur po ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka, të sjellni diçka të re në RMV-ut, siç e shihni edhe vet po ngelni në vendnumërim. Gjërat e mira nuk lindin me zemërngushtësi dhe vetëm me bindjet e juaja personale, as vijnë vetëvetiu vetëm me lavde e fraza boshe. Si një qytetar i RMV-ut, mendojmë se ma tepër shteti po shkon në regres se sa në progres.Pyeteni ndonjëher veten ? ndërkohë, që Ju, e kuptoni mirë. Keni ca kërkesa individuale, instiktive pse jo edhe nacionaliste, apsolutisht të pabazë, për çudi, pse nuk e kuptoni këte se keni ngelë në vendnumërim, sidomos kurr bëhet fjalë rreth rrugëtimit të RMV-ut, për në Bashkimin Evropian.
Duhet të lëvizni me ide të reja, përndryshe RMV-ut, po stagnon, ngelet pa rrugëdalje.Mos jetoni vetëm me ndjenjën e urretjes, në rradhë të parë ndaj shqiptarëve, pastaj ndaj bullgarëve, më vonë ajo do të reflekton edhe ndaj të tjerëve, ndaj Evropës e ShBA-as, si duket gjithsesi, se më në fund, edhe ndaj vetes suaj. Kjo, si po veproni Ju, në funksion të shtetit është gabim dhe dështim total. Duket se jeni verbuar me funksionin kryeministër i vendit, po e dërgoni vendin mbrapsht në vendnumërim dhe shteti merr formën e një shteti diktatorial, në vend që ta çoni vendin drejt zhvillimit dhe të ecë përpara. Por, mos haroni se: Evropa, Bashkimi evropian, ShBA-të, po edhe populli në përgjithësi në RMV-ut, në veçanti shqiptarët nuk do të heshtin ndaj këtij stagnimi që po i bëhet vendit …?!
Vërtet, ju mendoni se populli nuk ju kupton se kah doni të shkoni, ku doni të arrini dhe me çfar qëllimi.Një paradoks në vete nga ana e Juaj z.Kryeministër Mickovski !
Përshpejtoni hapat z.Kryeministër, futni shqiptarët në kushtetutë si shtetformues, futi bullgarët si pakicat tjera në RMV-ut nëse doni ta çoni shtetin përpara, ” mos pritni t`ju pjellë mushka “, mos bëni inate. Sepse siç thot akademiku i njohur shqiptarë Rexhep Qosja, ” inati është të keqt e shpirtit “.
Me respekt !