Më 12 janar, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, kryetari i shtetit dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm në Plenumin e 5-të të Komisionit të 20-të Qendror për Inspektimin Disiplinor të PKK-së.

Xi theksoi se duhet të këmbëngulet dhe të forcohet udhëheqja e gjithanshme e PKK-së, të nxitet administrimi rigoroz i PKK-së me standarde më të larta dhe masa më praktike, të zbatohen me më shumë vendosmëri dhe forcë vendimet kryesore të Komitetit Qendror të PKK-së, të futet fuqia brenda “kafazit” të sistemit, të nxitet më shumë qartësi dhe vullnet luftimi kundër korrupsionit si dhe të ofrohet një garanci e fuqishme për realizimin e objektivave të periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030).

Xi theksoi që duhet të forcohet inspektimi dhe kontrolli i detajuar, i saktë dhe i rregullt, të përdoren sa më mirë arritjet e inspektimit, të forcohet dhe të rregullohet inspektimi, si dhe të garantohet që vendimet kryesore dhe të rëndësishme të Komitetit Qendror të PKK-së të zbatohen në mënyrë praktike.

Krahinat dhe sektorë të ndryshëm duhet të nisen nga gjendja praktike, të eksplorohen masat dhe mënyrat efikase për zbatimin e vendimeve kryesore të Komitetit Qendror të PKK-së. Këtë vit do të fillojë ndërrimi i mandateve në rang lokal, ndaj duhet të zgjidhen dhe të vihen në përdorim kuadro të mirë me natyrë besnike, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.

Xi vuri në dukje që kyçi i vetërevolucionimit të partisë është administrimi i fuqisë, si dhe futja e fuqisë brenda “kafazit” të sistemit është një mision i rëndësishëm i administrimit rigoroz të PKK-së në Epokën e Re. Duhet të përmirësohet pandërprerë sistemi dhe rregullat përkatëse, të shtohet fuqia e zbatimit të sistemit përkatës. Duhet të këmbëngulet në barazinë përpara rregullave ligjore, të garantohet që nuk ka privilegje dhe përjashtime në sistemin ligjor dhe të sigurohet që sistemi të bëhet një linjë e vërtetë elektrike me tension të lartë.

Plenumi u hap më 12 janar në Pekin dhe drejtohet nga Komiteti i Përhershëm i Komisionit Qendror për Inspektimin Disiplinor të PKK-së.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com