Al Nassr i Cristiano Ronaldos ka pësuar humbje 3:1 në udhëtim ndaj Al Hilal në Saudi Pro League.

Cristiano Ronaldo shënoi golin e epërsisë për Al Nassr në minutën e 42-të, por kjo ishte krejt çfarë treguan mysafirët.

Al Hilal u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me tre gola, për t’i rrëmbyer pikët e plota.

Si rrallëherë, Cristiano Ronaldo u zëvenësua në këtë ndeshje në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, Al Hilal shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e parë, kurse Al Nassr mbetet me 31 pikë në vendin e dytë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com