Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë, pas një debati konstruktiv dhe demokratik, Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi njëzëri të japë dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit partiak.

Ky vendim u mor me bindjen se partia ka nevojë për freski organizative, përfshirje të kuadrove të reja dhe reforma të thella e gjithëpërfshirëse, të cilat do ta forcojnë më tej profilin politik dhe funksionimin e brendshëm të Aleancës për Shqiptarët, si dhe si reflektim mbi rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

Drejtimin e partisë, deri në mbajtjen e Kuvendit dhe Kongresit partiak, do ta ushtrojë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, ndërsa Kuvendi i Partisë do t’i konstatojë zyrtarisht dorëheqjet.

Sipas afateve statutare, Kuvendi i Partisë do të mbahet në mesin e muajit shkurt, ndërsa Kongresi i Partisë pritet të mbahet më së voni deri në vjeshtën e këtij viti.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të demokracisë së brendshme, reformimit të vazhdueshëm dhe përfaqësimit dinjitoz të interesave të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume