Kam dëgjuar për këtë thënie edhe më herët. Atëhrë thuhej se Nuk ka më keç se kur vlerën më shumë ta din huaji se i yti. Por ta themë të vërtetën atëkohë nuk kamë besuar se mund të egziston një realitet i tillë sepse atëherë isha shumë i ri. Por në këtë thënie kam filluar të besoj tani kur po më ndodhi mua. Nasradin Hoxha ka thënë asgjë nuk mund ta kuptosh nëse nuk të ka ndodhur edhe ty ndonjë gjë. Apo ai simbolikishtë ka thënë Nuk mund tia dishë ndojkuj çë ka rënë nga pema nëse nuk ke rënë edhe vetë prej saj. Unë tani e kamë kuptuar se në këtë jetë më shumë të çmojkan të tjerët se sa pjestarët e kombit tënd. Më ka ndodhur që mua të më vlerson më shumë, më mirë dhe më drejtë si njeri dhe intelektual i duhur ish Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov. Për të kamë qenë i dituri i duhuri dhe njeri kompetent për tu marrë me çështje dhe punë publike,
prandaj i njëjti ma pati rezervuar një vend në Kabinetin e Presidentit të Republikës. Ky i takon bashkësisë etnike maqedonase e nuk është shqiptar. E shqiptarët e mi nuk e kanë bërë një gjë të tillë për mua. Këta nuk më kanë çmuar dhe nuk më çmojnë sa duhet dhe si duhet. E ata të parët tanë
nuk kanë
thënë kot dhe pa vend se më shumë po të çmojka tjetri se i yti. Nuk e di pse ndodhë ky anashkalimi i im prej shqiptarëve të mi por njerëzit me përgatitje arsimore dhe me përvojë të duhur dhe adekuate duhet të përkrahen dhe të angazhohen profesionalishtë e jo të mbeten që te sorollaten rrugëve.
Mgid