Një nxënës nga Kosova, ka shkëlqyer në garat shkencore dhe të matematikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Bëhet fjalë për Nil Kelmendin, nxënës i klasës së tretë.

Ai u rendit i pari në kategorinë “Best of the Best” në Matematikë dhe i treti në kategorinë “Best of the Best” në Shkencë në garën prestigjioze Neo Science Olympiad, e cila u mbajt nga 10 deri më 15 janar në Orlando.

Nili, nuk shkëlqeu vetëm në fazën finale, por tregoi konsistencë dhe nivel të lartë përgatitjeje gjatë gjithë procesit të garës.

Talenti u rendit i pari në të gjitha fazat parakualifikuese online, duke konkurruar me nxënës nga vende të ndryshme të botës dhe duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe talent të veçantë në fushat e matematikës dhe shkencës, transmeton Klankosova.tv.

Suksesi i Nil Kelmendit, është një dëshmi e qartë se talenti, puna e vazhdueshme dhe mbështetja e duhur mund të sjellin rezultate të mëdha, edhe në moshë shumë të re.

Ky rezultat nuk është vetëm një arritje personale për Nilin dhe familjen e tij, por edhe një krenari për Kosovën, duke treguar potencialin e jashtëzakonshëm që kanë nxënësit tanë në skenën ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.

Pjesëmarrja e fëmijëve nga Kosova në këtë garë u organizua nën përkujdesjen e Kosova Global Talent Center, i cili po luan një rol të rëndësishëm në identifikimin, zhvillimin dhe përkrahjen e talenteve të reja në fusha akademike dhe shkencore.

Ky sukses shërben si frymëzim për nxënësit e tjerë dhe si motivim për të investuar edhe më shumë në edukim, dije dhe zhvillimin e talenteve të reja./Klankosova.tv.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com