Në skenën politike dhe në teorinë dhe praktikën politike hapësirë të zbrazët nuk mbetet. Nëse ju tërhiqeni dhe lëni hapësirë të zbrazët, dikush do ta zë atë hapësirë, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nëse LSDM-ja, me mospjesëmarrjen në takimin e liderëve lë hapësirë që “E Majta” të bëhet parti kryesore opozitare politike.

“Nëse do të jetë ajo parti politike, për të cilën ju flisni, nëse ndonjë tjetër, nëse ndoshta ndonjë e re, nuk di. Por, në thelb, kur ju e braktisni hapësirën politikisht, atëherë dikush tjetër atë hapësirë do ta zë. Thjeshtë, ashtu funksionojnë punët në jetë”, tha Mickoski.

Ai, po ashtu theksoi “ne jemi Qeveri, e kemi fituar besimin e qytetarëve dhe duhet të sillemi me pjekuri”.

“Nëse disa parti politike kanë vendosur të sillen në mënyrë të papjekur, është problemi i tyre. Nëse do të më kërkonin këshilla, këshilla ime do të ishte të paraqiteshin në takim të tillë të liderëve dhe të diskutonin temat që janë të rëndësishme për diskutim dhe për qytetarët”, theksoi Mickoski.

Të gjithë të pranishmit në takimin e liderëve, Mickoski tha se pas takimit dhanë deklaratë në të cilën “theksuan qartë konstruktivitetin dhe se në atë takim të liderëve, ka pasur cilësi, propozime, mendime, etj”.

“Për mua si organizator dhe kryetar të Qeverisë, kjo është kënaqësi. Fakti që LSDM vendosi të vetëpërjashtohet, është një vendim supozoj i udhëheqjes aktuale të LSDM-së. Do ta them përsëri, nëse do të më kërkonin këshilla, nuk do t’i këshilloja ta bënin këtë, por ky është vendimi i tyre”, deklaroi Mickoski.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com