Shteti në duart e kusarëve pushtetarë,

Mr.Ali Hertica

Ruajtja e pushtetit për më shumë se një dekadë e gjysmë pothuajse nga i njëjti spektër politik në shtetin e ri të Kosovës, sipas analistëve politikë, ka bërë që disa nga partitë politike kosovare të jenë shndërruar në piramida të inkriminuara të klientelave të ngushta të oligarkëve që nuk kanë pasur dhe nuk kanë plane dhe qëllime për zhvillimin e vendit, pos zhvatjen dhe përvetësimin e parave dhe aseteve të shtetit për interesat e tyre dhe mbështetësve te tyre,se piramida e të inkriminuarve dhe klientelat e tyre të renditura në grupe të oligarkëve të disa subjekteve politike janë fuqizuar aq shumë sa që po arrijnë ta nënshtrojnë edhe shtresën intelektuale, prandaj po duket të jetë një luftë e vështirë me këtë regjim totalitar për shoqërinë kosovare.’Kjo shoqëri merimangash të rrjetëzuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, që fshihet nën petkun e partive politike, është e shtrirë si rrjeta e merimangës në të gjitha dikasteret e shtetit, që në dogmën e tyre të politikës ditore e cilësojnë si shtet ligjor, ndonëse nuk janë të gatshme të ndërmarrin asnjë hap drejt shkurtimit të jetëgjatësisë së kësaj rrjete të oligarkëve që sot janë ngjitur deri në majën e shtetit. Kjo shtresë e të inkriminuarve assesi nuk ka plan e as që mendon ta zhvillojë shtetin apo shoqërinë, por vetëm planifikojnë dhe punojnë se si t’i mbushin xhepat, duke përfituar nga shpërdorimi i të gjitha aseteve të shtetit për interesat e tyre klanore, të mbështetur gjithmonë nga grupet kriminale”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com