Ata hynë në qeveri si humbës dhe vazhdojnë të mbeten nën thundrën e kryeministrit Mickoski. Pavarësisht deklaratave se janë të fuqishëm, liderët e VLEN-it nuk kanë kapacitet as të emërojnë e as të shkarkojnë drejtorë – madje as drejtorët e tyre.

Muaj më parë këtë fakt e shpalosi ish-partneri i tyre, Arben Taravari, i cili deklaroi se bashkë me Izet Mexhitin janë përpjekur për tre muaj rresht të shkarkojnë një drejtor maqedonas në një fshat shqiptar të Strugës, por nuk ia dolën. Pafuqia e tyre në këtë qeveri po dëshmohet edhe në punësimet në administratën shtetërore, ku në nivel nacional numri i shqiptarëve është zero, ndërsa për poste më të larta as që bëhet fjalë.

Rasti i fundit që e vulos VLEN-in si zero në këtë qeveri lidhet me policinë në Dibër dhe Strugë, ku shqiptarët jo vetëm që nuk emërohen, por edhe anashkalohen plotësisht.

Portali TS mëson se javë më parë liderët e VLEN-it kanë tentuar të shkarkojnë një drejtor të tyre, por kryeministri Mickoski nuk ka pranuar. Kjo tregon qartë se VLEN-i nuk ka as autoritetin minimal për të vendosur për emërimin apo shkarkimin e kuadrove të veta pa miratimin e kryeministrit.

Atëherë shtrohet pyetja logjike: pse VLEN-i vazhdon të qëndrojë në qeveri, kur nuk arrin të mbrojë as drejtorët e vet?

Ndërkohë, brenda VLEN-it ka përplasje të mëdha rreth vazhdimit të këtij koalicioni. Në njërin krah janë Izet Mexhiti, Arben Fetai, Bekim Fazliu dhe Bekim Sali, ndërsa në krahun tjetër qëndron Bilall Kasami me Adnan Azizin. Bekim Qoku, nga ana tjetër, përpiqet të mbetet neutral, pa u rreshtuar me asnjërën palë.

Edhe pse ishte paralajmëruar se pas Vitit të Ri do të bëhej e ditur lideri i VLEN-it, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ndodhë. Informacionet e fundit jozyrtare tregojnë se VLEN-i pritet të shpërbëhet dita-ditës, ndërsa Bilall Kasami mund të largohet si nga VLEN-i ashtu edhe nga Qeveria.

Ndërkohë, në opinion po shtohen zërat se muajt prill–maj mund të jenë periudha e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, një mundësi që nuk është mohuar as nga vetë kryeministri Mickoski./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com