Mbrojtja e gjyqtarit Gjoko Ristov pretendon se 350.000 eurot e gjetura në mur në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë nuk kanë asnjë lidhje me të. Avokati Zvonko Davidoviq thekson se paratë janë nga shitja e një prone për fotovoltaikë me vlerë 400.000 euro, me kontratë të noterizuar, ndërsa pagesa është bërë në llogarinë e nënës së gjyqtarit.

Davidoviq shton se Prokuroria po i shtrembëron faktet, duke pretenduar se paratë janë nga vreshtaria, pa paraqitur prova konkrete për lidhjen e gjyqtarit me këto mjete. Gjatë bastisjes në shtëpinë e Ristovit dhe në shtëpinë e tij të pushimit nuk është gjetur asnjë denar, ndërsa procesverbalin e bastisjes e ka nënshkruar babai i tij, Zdravko Ristov.

Mbrojtja paralajmëron se përmes ekspertizës financiare do të dëshmojë se paratë janë të prindërve të gjyqtarit dhe do t’i kundërshtojë pretendimet e Prokurorisë për përfitim të kundërligjshëm dhe fshehje të pasurisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com