Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka akuzuar Qeverinë dhe pushtetin lokal për, siç thonë, një mashtrim të madh me projektin e parkingut nëntokësor në Sheshin Skënderbeu, duke pretenduar se bëhet fjalë për një tender fiktiv dhe mjete buxhetore të parashikuara vetëm për qëllime zgjedhore informon Tetovasot.

Në reagimin e saj, BDI – Dega Çair njofton se po vazhdon “serialin e ekspozimit të mashtrimeve”, ndërsa rasti i fundit lidhet me një nga projektet më të ndjeshme dhe simbolike për komunën e Çairit – Sheshin Skënderbeu.

“Sot po paraqesim një rast që vështirë se shihet edhe në sistemet më të korruptuara: alokim fiktiv i mjeteve buxhetore dhe hapje e tenderit pa qëllim realizimi, ekskluzivisht për nevoja zgjedhore”, thuhet në reagim.

Sipas Degës së Çairit, para zgjedhjeve lokale në buxhet ishin parashikuar 20 milionë euro për fazën e tretë të projektit të Sheshit Skënderbeu, që përfshin parkingun nëntokësor dhe që, siç theksojnë ata, do të zgjidhte përfundimisht funksionalitetin e sheshit dhe të zonës përreth raporton Tetovasot.

Për këto mjete ishte hapur edhe tender publik, i cili sipas BDI-së ishte mbajtur aktiv gjatë gjithë fushatës zgjedhore, duke krijuar përshtypjen se investimi ishte i sigurt dhe në prag realizimi.

“Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve ndodhi e kundërta: tenderi u anulua dhe me ribalancin e buxhetit 20 milionë eurot u hoqën nga projekti i Sheshit Skënderbeu dhe u transferuan diku tjetër”, thekson BDI – Dega Çair.

Sipas tyre, kjo nuk është rastësi, por një skemë e qëllimshme manipulimi, që funksionon në këtë mënyrë:
– para zgjedhjeve shpallen mjete që nuk janë të destinuara realisht për projektin,
– hapet tender për të krijuar iluzion institucional,
– tenderi mbahet gjallë deri në ditën e votimit,
– pas zgjedhjeve anulohet dhe paratë zhvendosen diku tjetër.

BDI vlerëson se kjo paraqet manipulim të qëllimshëm me buxhetin publik, me procedurat e prokurimit dhe me besimin e qytetarëve, duke shtuar se Sheshi Skënderbeu është përdorur si mjet propagande dhe jo si projekt real zhvillimi.

“Pasojat janë të qarta: Çairi mbetet pa fazën përfundimtare të sheshit, pa parking nëntokësor dhe pa zgjidhje për një nga problemet më të mëdha urbane të zonës”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, nga BDI – Dega Çair kërkojnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike dhe administrative për këtë rast, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë me ekspozimin e skemave të tilla.

“Çairi nuk është pronë e fushatave zgjedhore. Çairi është komunitet që meriton projekte reale, jo realitete fiktive”, përfundon reagimi.
Postimi i plote:

Dega Çair : Ekspozojmë mashtrimin e madh: 20 milionë euro të rrejshme dhe tender fiktiv për parkingun nëntokësor në Sheshin Skënderbeu, të cilat u fshinë vetëm një ditë pas zgjedhjeve lokale

Vazhdojmë me Serialin e ekspozimit të Mashtrimit të madh.

Sot ekspozojmë një skeme të qëllimshme manipulimi nga ana e qeverisë dhe e pushtetit lokal, këtë herë të lidhur me një nga projektet më të ndjeshme dhe më simbolike për Çairin – Sheshin Skënderbeu.

Sot po paraqesim një rast që vështirë se shihet edhe në sistemet më të korruptuara: alokim fiktiv i mjeteve buxhetore dhe hapje e tenderit pa qëllim realizimi, ekskluzivisht për nevoja zgjedhore.

Para zgjedhjeve lokale, në buxhet u “parashikuan” 20 milionë euro për fazën e tretë të Sheshit Skënderbeu. Bëhet fjalë për fazën më të kushtueshme dhe më të rëndësishme të projektit, që përfshin parkingun nëntokësor dhe zgjidh përfundimisht funksionalitetin e sheshit dhe të zonës përreth.

Për këto mjete u hap tender publik. Procedura u mbajt aktive gjatë gjithë fushatës zgjedhore. U ndërtua propagandë politike mbi këtë projekt. U krijua përshtypja se investimi ishte i sigurt, i garantuar dhe në prag realizimi.

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve ndodhi e kundërta:
tenderi u anulua dhe me ribalancin e buxhetit 20 milionë eurot u hoqën nga projekti i Sheshit Skënderbeu dhe u transferuan diku tjetër.

Kjo kronologji nuk është rastësi.
Kjo është skemë.

Skema funksionon kështu:
• para zgjedhjeve shpallen mjete që nuk janë të destinuara realisht për projektin,
• hapet tender për të krijuar iluzion institucional,
• tenderi mbahet gjallë deri në ditën e votimit,
• pas zgjedhjeve anulohet,
• paratë zhvendosen aty ku ka qenë qëllimi i vërtetë që në fillim.

Ky është manipulim i qëllimshëm me buxhetin publik, me procedurat e prokurimit dhe me besimin e qytetarëve. Sheshi Skënderbeu është përdorur si mjet propagande, jo si projekt zhvillimi.

Pasojat janë të qarta dhe të matshme:
Çairi mbetet pa fazën përfundimtare të sheshit, pa parking nëntokësor dhe pa zgjidhje për një nga problemet më të mëdha urbane të zonës.

Kjo qeverisje nuk planifikon projekte për t’i realizuar, por për t’i shfaqur përkohësisht në fushatë dhe për t’i tërhequr menjëherë pas zgjedhjeve.

Kjo është mënyra se si manipulohet opinioni publik.
Kjo është mënyra se si përdoret buxheti si mjet politik.
Dhe kjo është arsyeja pse Sheshi Skënderbeu sot është simbol i mashtrimit institucional, jo i zhvillimit.

Ky rast kërkon përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike dhe administrative.

Ne do të vazhdojmë me ekspozimin e këtyre skemave, sepse Çairi nuk është pronë e fushatave zgjedhore. Çairi është komunitet që meriton projekte reale, jo realitete fiktive.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com