Deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari tha se ata nuk mund të votojnë kundër vullnetit të qytetarëve.
Ajo tha se kanë pasur takim me kordinatorët e grupeve parlamentare dhe kanë shqyrtuar çështjet teknike, por vlerësojnë se të njëjtat nuk do të zbatohen.
“Do të jetë e rëndë që të gjithë vërejtjet të vendosen me procedurat. Ne kemi shprehur se Ligji është antikushtetues, raportet nuk vijnë në gjuhën shqipe. Me fjalë të tjera që 1 vit e gjysmë marrim premtime por shohim se asgjë nga këto premtime nuk realizohen”, tha ajo duke shtuar se ata votojnë sipas bindjeve dhe qëndrimeve të qytetarëve.
Ajo tha se nuk besojnë se do të bëhen ndryshimet në të ardhmen.
“Habitem se si VLEN ka ndejtur gjatë gjithë kohës dhe kanë heshtur dhe nuk kanë thënë si deputetë shqetësimet e qytetarëve në lidhje me mungesën e përdorimit të gjuhës shqipe”, deklaroi Rina Ajdari

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com