Më 23.01.2026, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë kanë privuar nga liria M.M. (68) dhe D.B. (51), që të dy nga Kumanova.
Pas një urdhri gjyqësor, është kryer kontroll në një vikendicë në fshatin Mlado Nagoriçan, pronë e M.M., ku është gjetur rreth një kilogram amfetaminë. Sipas informatave fillestare, droga dyshohet se ishte ruajtur aty nga D.B.
Të dy personat janë shoqëruar në stacion policor dhe pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.TS
Mgid