Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me Kodin Zgjedhor, deklaroi se në Ministrinë e Drejtësisë ende nuk kanë arritur nominime për formimin e grupit punues informon Tetovasot.

“Janë dërguar dy shkresa zyrtare drejt Kuvendit. Njëra më 31 dhjetor 2025 dhe tjetra më 20 janar. Presim që Kuvendi t’i përgjigjet kërkesës sonë, me të cilën kërkojmë të nominohen nga dy përfaqësues të partive parlamentare dhe deputetëve të pavarur, pas çka do të formohet grupi punues që do t’i qaset përgatitjes së Kodit Zgjedhor”, theksoi ministri Filkov.

Ai shtoi se Kodi Zgjedhor është një zgjidhje ligjore që nga momenti i miratimit e deri në këto zgjedhje ka pësuar rreth 40 ndryshime, të cilat për shkak të qasjes parciale kanë krijuar mospërputhje në të gjithë ligjin.

Për miratimin e një Kodi të ri Zgjedhor, Filkov theksoi se është i domosdoshëm konsensus politik nga të gjitha partitë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com