Arsimi është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Pa arsim cilësor nuk mund të
zhvillohemi si shoqëri dhe të forcohemi si shtet. Prandaj po i rrisim mjetet që i investojmë në
shkolla të reja dhe salla sportive, në pajisje dhe mjete teknike, në digjitalizim dhe në mundësi
për shfrytëzimin e teknologjive bashkëkohore në mësimdhënie.
Magjia vërtet qëndron në dije, veçanërisht në një kohë kur po rriten sfidat globale. Përgjigjja
më e mirë është t’i kthehemi arsimit dhe të theksojmë se secili mund të kontribuojë që ai të
jetë më cilësor, qoftë si mësimdhënës, prind, kompani me përgjegjësi shoqërore apo
organizatë joqeveritare.
Me burimet më të mëdha buxhetore deri më tani, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e
përqendruar në zhvillimin e programeve mësimore bashkëkohore, avancimin e
gjithëpërfshirjes në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe në vendosjen e formulave të reja dhe
më të drejta për financimin e shkollave. Zgjatja e kohës së kaluar në shkollë me aktivitete të
synuara jo vetëm që përmirëson rezultatet arsimore, por ndikon edhe në zhvillimin e
përgjithshëm të nxënësve. Kuadri mësimor ka siguri, merr paga më të larta dhe ka mundësi
për zhvillim profesional dhe në karrierë si asnjëherë më parë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit – 24 Janarin, duke
rikujtuar se arsimi është e drejtë themelore e njeriut dhe se ne synojmë që sa më shumë
fëmijë dhe të rinj ta realizojnë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com