VMRO DPMNE e cilëson si dështim kongresin e LSDM-së. Nga partia e kryeministrit Mickoski pyesin Filipçen pse në kongres nuk dha llogari për atë se pse partia është bërë partia e tretë në Maqedoni dhe e pesta në Shkup. Pyesin Filipçen pse nuk u distancua nga krimet e klanit DUBAI ku pjesë përbërëse siç thonë nga VMRO është edhe vet ai. Pyesin Filipçen pse LSDM i shërbente Bullgarisë dhe Greqisë dhe e imponoi marrëveshjen franceze. Pyesin dhe pse u bënë çirak të BDI-së në krim dhe nuk u distancuan nga Artan Grubi dhe krimet e tij në Lotari. Pyesin pse nuk u distancuan as nga Vasko Kovaçevski i cili ndodhet në arrati pasi dëmtoi buxhetin për 6,5 milion euro në rastin “Aditivi”. Nga VMRO DPMNE thonë se për ta nuk ka zgjidhje më të mirë se Filipçe në krye të LSDM-së .

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com