Ekipet e NP “Pyjet Kombëtare”, së bashku me Policinë Pyjore, kapën një grup prerësish ilegalë të druve që prej kohësh po shkatërronin pyjet e Pllaçkovicës pranë Radovishit.

Gjatë aksionit u sekuestruan dy automjete, një motor, dhe mjete të tjera që përdornin druprerësit ilegalë. Për këtë njoftoi zëvendësdrejtori i ndërmarrjres, Kire Mihajllov, i cili shpërndau edhe video nga momenti i kapjes së autorëve.

Mihajllov paralajmëroi se të gjithë druprerësit ilegalë do të ndiqen penalisht dhe “nuk do të ketë të paprekshëm” në luftën kundër krimit në pyje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume