Burri nga Minesota që u vra sot nga agjentë federalë është identifikuar si Alex Pretti, 37 vjeç.

Ai punonte si infermier i diplomuar në repartin e kujdesit intensiv në sistemin shëndetësor të Mineapolisit, nuk kishte dosje kriminale dhe posedonte leje për mbajtjen e armës. Bëhet fjalë për një shtetas amerikan, i cili u vra në rrugë, në mes të ditës, përcjell TS.

Pretti kishte studiuar për infermieri në Universitetin e Minesotës, ku kishte qenë edhe studiues i ri duke filluar nga viti 2012, sipas profilit të tij në LinkedIn.

Ndërkohë, u publikua një video e re nga momentet kur ndodhi konfrontimi, në të cilin Preti u qëllua për vdekje nga agjentët e emigracionit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com