Po ndodhë pikërisht ashtu siq e kam parashikuar! Tanimë kur kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë deri në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës të 31 janarit 2026, u paraqit edhe kandidatura e dytë për kryetarë!
Pa u liruar nga barra e përgjegjësisë, nuk ka besim për ringritjen e partisë
Pas kandidaturës time të shpallur publikisht dhe zyrtarisht më 2 janar 2026, edhe Abdullah Hoti po kërkon besimin për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës!
Për dallim nga unë që e kundërshtova figurën Lumir Abdixhikut për rezultatin e dobët zgjedhor, kandidati tjetër i “falënderoj të gjitha strukturat drejtuese të LDK-së për përkushtimin në udhëheqjen e LDK-së në pesë vitet e fundit: Kryetarin Abdixhiku, kolegët e Kryesisë, të degëve e nëndegëve dhe forumet anekënd Kosovës”!
Edhe përkundër respektit për z. Avdullah Hoti, është vështirë e besueshme një kandidatur, e cila paraprakisht lëvdon kryetarin dështak, ndërsa në tjetrën anë e kërkon besimin e delegatëve të Kuvendit për kryetarë të LDK-së!
Mbase në rrethana normale dhe në zgjedhje të rregullta brenda partisë do t’i shkonte për shtati fjalori i Avdullah Hotit, por jo tani pas këtij debakli zgjedhor!
Një kryetar në dorëheqje për dështim të rezultatit zgejdhor nënkupton edhe dorëheqjen e kryesisë dhe jo vetëm!
Andaj më duket kërkesë anakronike e z. Avdullah Hoti, që, pa u liruar nga barra e dështimit, të kërkojë ngarkimin me “barrën e ringritjes politike dhe organizative të partisë”!
Fillimisht shkarkimi i kryetarit dhe kryesisë, pastaj shpalosja e kandidaturave!
Thirrje delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së
Të dashur bashkëpartiakë, ju ftojë të gjithëve pa dallime në mendime, pa paragjykime, pa inate personale apo grupore, për të mirën e LDK-së dhe shtetit të Kosovës në veçanti, që t’i tejkaloni barrierat statuare që e pengojnë kandidaturën time!
Vetëm në këtë mënyrë mund t’i thoni JO ndarjeve dhe përçarjeve të brenshme si rezultat i grupeve të shumta të interesit që veprojnë për shkatërrimin e LDK-së!
Mbështetja për kandidaturën time është forcë vepruese për fuqizimin e LDK-së dhe kthimin e shpejtë në ‘Zonjë’ të skenës politike kosovare siq e dëshirojmë të gjithë.
Andaj, të dashur delegat, e keni rastin historik në Kuvendin Zgjedhor, që fillimisht ta propozoni kandidaturën time (Florim Zeqa) për kryetar dhe mbështetni me votë!
Vota juaj për kandidaturën time për kryetar është votë për çlirimin e LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit, nga uzurpatorët, matrapazët dhe mercenarët politikë të instaluar në ‘Kalanë Rugoviane’!
Veproni si të doni, por një gjë mos e harroni, çelësi i ringritjes së LDK-së është në dorën time!
Herët apo vonë do ta kërkoni!
Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së
25.01.2026, Orsago (TV-Itali)